U përjashtua nga 'BBVA5' pas daljes nga muri, flet Kristi: Këtë herë zgjodha veten time

Showbiz

U përjashtua nga 'BBVA5' pas daljes nga muri, flet Kristi:

Pas përjashtimit nga Big Brother Vip 5 pas daljes nga muri, Kristi Lamaj ishte në studio ku foli për largimin e tij nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ish-banori është shprehur se këtë herë ai ka zgjedhur veten e tij duke i besuar logjikës, dhe gjithashtu ai i ka kërkuar falje publikut pas daljes nga muri.

“Është një shtëpi e jashtëzakonshme, ka disa momente të jashtëzakonshme, edhe unë e kam thënë kur bëra monologun. Herën e parë zgjodha familjen time, edhe produksionin, edhe herën e dytë publikun, edhe herën e tretë zgjodha veten time.

Ishte një zgjedhje, i besova logjikës time, edhe ashtu vendosa, edhe nuk do doja kurrë që ky publik që mua më ka mbështetur, edhe unë e ndjeva dashurinë, edhe nuk do doja që të kisha një ndarje kështu me publikun.

Loja nisi me Kristin, edhe u zhvillua çdo gjë në lojën time, edhe kisha skema për banorët, edhe jo një, por tre skema. Nga dera vetëm hyje për Kristin”, tha Kristi./BBVA5

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion