“U nervozova”, Olsa flet për takimin e Keisit dhe Kristit në Kepin e VIP-ave: Nuk më pëlqeu…

Showbiz

“U nervozova”, Olsa flet për takimin e Keisit dhe Kristit

Olsa Muhameti, autorja e “Kepit të Vipave” që do të nisë transmetimin të dielën ka dhënë disa detaje teksa ishte e ftuar ditën e sotme në “Ftesë në 5”.

Olsa zbuloi se krahas protagonistëve, edhe Luizi iu bashkua xhirimeve hera-herës. Megjithatë ai nuk ishte i vetmi vizitor që ndoqi xhirimet në Bodrum. Përmes disa planeve shihej Kristi me një valixhe në dorë teksa bëhej gati të vizitonte personazhet e Kepit.

Ky është ballafaqimi i parë publik mes tij dhe Kejsit pas përfundimit të lidhjes së tyre në “Big Brother Vip”, por që sipas Olsës nuk shkoi ashtu siç pritej.

“Kristi ishte i ftuar i produksionit për të dhënë disa përfundime, por aty u bë një lëmsh. U nervozova në një moment, sepse mua më vjen keq se i dua gocat dhe u ndjeva shumë keq kur po shihja që po xhirohej një skenë e tillë. Nuk më pëlqeu reagimi i tij, se s’po dua të nxjerr më shumë detaje se çfarë ka ndodhur te Kepi. Por prisnim të vinte e të jepte disa përfundime, por u bë një rrëmujë aty. Kjo ndodh në episodin e dytë dhe në fillim të episodit të tretë”, zbuloi ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion