“Të veshësh mbathjet mbrapsht …”, Dua Lipa habit studion me bestytnitë e shqiptarëve
Dua Lipa ka folur në “Graham Norton Show” për disa nga supersticionet që kanë shqiptarët. Këngëtarja përmendi krruarjen e hundës apo të veshurat mbrapsht si supersticione duke shkaktuar reagime të ndryshme te të ftuarit dhe studio.
”Ne kemi supersticione. Kur na krruhet hunda domethënë që do bëhemi me nerva dhe prekim prapanicën që ta ndalojmë këtë të ndodhë”, tha Dua ndërsa të ftuarat qeshën.
”Nëse ke një ngjarje të rëndësishme dhe nuk do të prekesh nga syri i keq duhet të veshësh mbathjet mbrapsht, tregoi Dua duke shkaktuar sërish të qeshura.
View this post on Instagram
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Fakti që jam shqiptare ka bërë që njerëzit të mendojnë se jam shumë supersticioze, sepse populli ynë është i tillë. Në familjen time besohen supersticione të tilla si: Mos i derdh plehrat natën, mos laj rrobat ditë të premte, nëse të kruhet hunda do bëhesh me nerva dhe duhet të prekësh prapanicën tre herë që mos të ndodhë. Nëse të kruhet dora e majtë do marrësh para, nëse të kruhet dora e djathtë do humbasësh para, janë qesharake”, ka shprehur Dua më parë në një intervistë për Jimmy Kimmel.”