59 ditë revoltë kundër qeverisë, përfundon marshimi në Tiranë! Qytetarët: Nesër më shumë! Rama jepe dorëheqjen!

Pas marshimit në disa prej akseve kryesore të Tiranës, ka përfunduar protesta e 59-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Qytetarët, të mbledhur fillimisht para Kryeministrisë, kanë vijuar marshimin e tyre nëpër rrugët e kryeqytetit, duke përcjellë mesazhe kundër qeverisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.
Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë përsëritur thirrjet “Rama jep dorëheqjen!”, ndërsa në fund të tubimit nga podiumi është bërë thirrje për vijimin e protestave edhe në ditët në vijim.
“Nesër më shumë!” ka qenë mesazhi me të cilin qytetarët kanë mbyllur marshimin e sotëm, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.
Prej 59 ditësh, protestuesit kërkojnë largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore, e cila sipas tyre do të mundësonte një proces të ri zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.


