“Të lutem mi hiq”, Arjola rrëfen abortin e binjakeve, ja çfarë ka diskutuar me mjekun

Showbiz

“Të lutem mi hiq”, Arjola rrëfen abortin e binjakeve, ja

Arjola Demiraj ka bërë një rrëfim shumë prekës në Big Brother Vip. Në bashkëbisedim me Monika Lubonjën, aktorja tha se ka abortuar binjakët e saj. Ajo tregoi se si para lindjes së vajzës së tretë ishte shtatzënë me binjakë, nëntë muaj pasi kishte lindur djalin e saj, Rubinin.

“Ai të linte kastile shtatzënë?”, ka pyetur Monika për bashkëshortin e saj, ndërkohë Arjola i është përgjigjur duke thënë: “Por nuk është ruajtur asnjëherë”.

“Mua më kapi një krizë [në kokë] dhe ik te doktori dhe i them: Aman të lutem mi hiq dhe kam bërë abortin”, ka rrëfyer aktorja tropojane.

E njëjta ka vazhduar të tregojë se si gjendja e saj psikike ishte shumë e vështirë edhe kur ishte shtatzënë me vajzën e tretë, Alesian, pasi kishte dashur ta abortonte edhe atë.

“Kam dashur të presë venat, kam marrë kokrrat dhe i kam pirë para tij. Prandaj më dhimbset Alesia, sepse kam hyrë në gjynah me të”, ka thënë më tej Demiri. /Telegrafi

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion