Të gjithë sytë tek libri i Princ Harry, ai do shkruajë për vdekjen e Princeshë Dianës dhe fajtorin e saj
Lajmifundit
/
23 July 2021, 10:47
Showbiz

Pak ditë më parë Princ Harry bëri me dije se projekti i tij aktual është shkrimi i një libri. Të gjithë ishin kurioz se çfarë do qëndisë princi, ndërsa së fundmi u bë me dije dhe ky mister.

Princeshë Diana dhe vdekja e saj, do jetë frymëzimi i Harryt.
Kështu ka thënë për mediat angleze ekspertja mbretërore dhe autorja Angela Levin.

“Kam dijeni se libri do jetë i mbushur me kujtimet e Harryt, duke u përqëndruar më shumë në vdekjen e nënës së tij dhe kë fajëson ai”, tha ajo.

Nuk ka më shumë detaje për librin. Por mësohet se është shkruar thuajse plotësisht. Pritet që të dalë një vit më pas.


