"Të dua, le të jemi si kemi qenë"/ Gjesti i kërkon të pajtohen, ja përgjigjia që i dha Egli!

Showbiz

"Të dua, le të jemi si kemi qenë"/ Gjesti i kërkon

Gjesti dhe Egli tentuan të zgjidhin tensionet që kanë shoqëruar marrëdhënien e tyre. Në biseden e fundit, ata u shfaqën më të qetë dhe më të hapur për të diskutuar gjithçka.

Në një moment, Gjesti shprehu dëshirën për t’u afruar me Eglin, duke thënë: “Dua të afrohem, të jemi si kemi qenë”. Kjo e bëri Eglin të kërkonte sqarime, duke pyetur: “Si?”. Gjesti iu përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë: “Bashkë të jemi”.

Por, situata mori një kthesë të papritur kur Egli, i pasigurt, e pyeti: “Të lidhur?” Gjesti, me një qëndrim të vendosur, i dha përgjigjen e tij: “Unë të kam thënë që dua”.

Megjithatë, Egli nuk e pa të mundur të ndante të njëjtin mendim dhe, për t’i dhënë fund bisedës, u shpreh: “Unë nuk dua”, duke ngritur keshty pikepyetje mbi të ardhmen e marrëdhënies së tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion