Sot shënohen 11 vite pa Dr. Florin, postimi prekës i së bijës: Mungesa jote nuk zvogëlohet...

Showbiz

Sot shënohen 11 vite pa Dr. Florin, postimi prekës i së

Ditën e sotme përkujtohet 11 vjetori i ndarjes nga jeta i Dr. Florit, një nga zërat më unikë dhe artistët më të kompletuar të muzikës shqiptare.

Kjo ditë sjell me vete një ndjesi nostalgjie dhe rikthen kujtimet e një humbjeje të madhe, por gjithashtu na kujton trashëgiminë e pasur artistike që ai la pas.


Vajza e tij, Kaltrina Kondi, e ka kujtuar babain e saj të ndjerë përmes një postimi në “Instastory”. Teksa ka publikuar një fotografi të varrit të tij, ajo shkruan:

“11 vite pa ty babi. Edhe pse koha kalon, mungesa jote nuk zvogëlohet. Çdo ditë të kujtoj me dashuri, mall e mirënjohje për gjithçka që më dhe. Përjetësisht në zemrën time”.

Sot shënohen 11 vite pa Dr. Florin, postimi prekës i së

Dr. Flori, bashkë-themelues i grupit legjendar “West Side Family”, ishte një ikonë e muzikës moderne shqiptare dhe ndikimi i tij ndjehet ende në brezat e rinj të artistëve.

Përveç karrierës së suksesshme muzikore, ai njihej për energjinë, kreativitetin dhe përkushtimin ndaj muzikës që e bënte të dallueshëm në skenën shqiptare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion