Si ka ndryshuar loja e Kiara Titos në “BBV” pasi ajo doli një nga banoret më të preferuara

Showbiz

Si ka ndryshuar loja e Kiara Titos në “BBV” pasi ajo doli

Moderatorja Kiara Tito u zgjodh për herë të parë lidere e shtëpisë së “Big Brother Vip” dhe loja e saj duket se po ndryshon. Menjëherë pasi mësoi se është bërë lidere, Kiara nisi me ndarjen e punëve të shtëpisë, ndërsa “monitoronte” herë pas here banorët.

Kiara nuk ka ngurruar ta shprehë lumturinë e saj për faktin që është zgjedhur liderë e shtëpisë, ndërsa në televotimin e kaluar për të preferuarin, ajo ishte mes katër banorëve më të votuar. Këtë gjë Kiara e shikon plotësisht meritë të sajën dhe nuk i pëlqen kur dikush tjetër, qoftë edhe Luizi, thotë se “e ka ndihmuar.”

Në një bisedë të fundit, Luizi po shkëmbente batuta me banorët për faktin se Kiara u zgjodh lidere e shtëpisë. Në një moment, Luizi thotë “luftova për këtë ditë” (që Kiara të zgjidhej lidere), ndërsa shton me shaka: “Javën tjetër do jetë Keisi, disa vota do i marr unë (për të).”

Kjo solli një përgjigje nga Kiara, të cilës nuk i pëlqeu ajo që tha Luizit. Mes banorëve të tjerë, moderatorja iu drejtua Luizit, duke i thënë se “po merr merita kot.”

“Pse i merr meritat që njerëzit më votuan mua? Më vjen inat kur merr kështu meritash kot, e ke thënë 700 herë, çfarë bëre ti? Secili tha emrin tim se e ndjente ta thoshte”- tha Kiara

Në një tjetër moment, Kiara debatoi me Oltën, ku kjo e fundit vendosi ta injorojë duke iu drejtuar Luizit, të cilit i tha ta mbrojë “se ajo nuk di të mbrohet e shkreta.” Përgjigja e Kiarës ishte:  “E shkretë” nuk më thua ti mua Olta, se kjo “e shkreta” doli tek të preferuarat e publikut.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion