Euro në rënie të lirë, arrin në nivelet më të ulëta në raport me lekun

Aktualitet

Euro në rënie të lirë, arrin në nivelet më të

Kursi i këmbimit të euros po bie në rënie të lirë, duke arritur poshtë kufirit të 115 lekëve. Luhatjet në këtë fillim marsi janë në nivelin e festave të fundvitit, dhe të njëjtin trend kanë edhe dollari e paundi britanik.

Monedha Europiane po bie në rënie të lirë, duke u këmbyer këtë të hënë 114.86 lekë, me kursin e Bankës së Shqipërisë. Rënia  në këto nivele u pa edhe në fund të vitit 2022, në sezonin e festave.

Agjentët e këmbimit valutor thonë se gjatë javëve të fundit blerjet e euros kanë qenë në nivele të ulëta. Nga ana tjetër, ata shprehen se prurjet e monedhës europiane ngelen relativisht të larta, nga individët.

Ndikim në favor të zhvlerësimit të euros dhe forcimit të lekut mund të ketë dhënë edhe bilanci tregtar i vendit. Sipas INSTAT, për muajin janar defiçiti tregtar u ul me 70% krahasuar me dhjetorin.

Edhe turizmi po bëhet një faktor me ndikim gjithnjë e më të rëndësishëm në bilancin e pagesave dhe si rrjedhojë edhe në kursin e këmbimit valutor.

Në të njëjtin trend janë edhe dollari e paundi britanik që po këmbëhen nën 108 dhe 129 lekë.

Zhvlerësimi i shpejtë i valutës së huaj, sidomos ai i Euros godet bizneset eksportuese dhe ato subjekte që marrin të ardhura në valutë dhe kryejnë shpenzime në lekë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion