Masakra në Tiranë/ Ish-vjehrri i Dan Hutrës: E kërcënonte dhe vajza e tërhoqi denoncimin

Aktualitet

Masakra në Tiranë/ Ish-vjehrri i Dan Hutrës: E

Babai i Elena Hysës, ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës, autori i masakrave në Tiranë ka dhënë një intervistë për gazetaren e emisionit “Me Zemër të Hapur” , Anila Ahmataj në “News24”.

Babai i 30-vjeçares tha se Elena jetonte me Dan Hutrën në një banesë me qira, ndërsa tregoi se i kanë dhënë edhe paratë që ai i kërkonte.

Ndër të tjera ka thënë se dy fëmijët e mitur i merr shteti, për shkak të pamundësisë për t’u kujdesur për ta dhe për t’i ushqyer.

“Kishin 3-4 muaj që jetonin në një shtëpi bashkë. Elena nga shtëpia ka ikur pasi janë ndarë pa mirëkuptim. Pasi iku erdhi, dhe bisedoi me ne,. Ai thonte se djali nuk ishte i tij. Përse ka ikur vajza pa i thënë atij.

Pasi vajza iku nga shtëpia e Danit pasi e kishte kërcënuar. Ajo ka jetuar me vjehrrin e saj me Mislimin, nuk e di si ka qenë sjellja e tyre. Në trup Elenës nuk i kam parë shenja dhune.

Nuk e dija që kishte vrarë bashkëshorten e parë apo që kishte dalë nga burgu. Shkesi më tha se është burri i mirë. Dani jetonte me Elenën tek bregu i lumit, ka qenë me qira. Dan Hutra kërkonte lekë, i dhamë 3300 euro, para 6 muajsh. Nuk e kisha takuar më. Unë nuk di ta ketë rrahur.

Nuk e di përse e ka denoncuar se ka rrahur, por denoncimin e ka tërhequr sepse kishte frikë mos na vriste. Na kishte kërcënuar duke na thënë: Do ta marrin vesh mediat botërore.

Bashkëshortja ime është në spital, nuk i kemi treguar që ka vdekur vajza. Fëmijën e Mevlutes dhe Elenës e kishin marrë komshinjtë”, tha ndër të tjera babai i 30-vjeçares.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion