Shoqja e ngushtë e Erjola Docit bën deklaratën e papritur! – “Meritoni po luan, ka flirtuar dhe me mua kur…”

Showbiz

Shoqja e ngushtë e Erjola Docit bën deklaratën e papritur!

Meriton Mjekiqi është kthyer në një nga banorët më të komentuar të BBV3, kryesisht prej raporteve me vajzat në shtëpi e specifikisht me Ilnisën.

Lidhur me këtë ka folur dhe shoqja e ngushtë e Erjola Docit, ish-konkurente e “She’s On Top, Juena Pirra.

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Juena u shpreh se beson se Meritoni po luan me raportin e krijuar me Ilnisën në shtëpi dhe se ajo është natyra e tij e vërtetë.

Ajo shtoi gjithashtu në mënyrë indirekte se Meritoni ka flirtuar edhe me të, kur kanë qenë në një tavolinë së bashku me një grup miqsh.

“Djalë flirtues. Meritonin e njoh pak a shumë nga jashtë shtëpisë. Është djalë shumë i mirë, i dashur, por e ka këtë tipin flirtues me femrat që e rrethojnë. Përsa i përket brenda me Ilnisën, nuk e di.

Unë e njoh nga jashtë. Ka qenë marrëdhënie shoqërore. Jemi ulur në një tavolinë të përbashkët, por prapë e ka atë natyrë flirtuese. Ashtu më është dukur” – ka thënë Juena.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion