"Sa do të paguajë ky budalla...", zbulohen mesazhet e mjekëve të akuzuar për vdekjen e aktorit Matthew Perry

Showbiz

"Sa do të paguajë ky budalla...", zbulohen mesazhet e

Hetimet mbi vdekjen e aktorit të njohur Matthew Perry, i njohur për rolin e tij si Chandler Bing në serialin Friends, kanë nxjerrë në pah detaje tronditëse.

Në dokumentarin “Matthew Perry: A Hollywood Tragedy”, avokati i tij, Martin Estrada, deklaroi se dy mjekët, Salvador Plasencia dhe Mark Chavez, të cilët tashmë kanë pranuar fajësinë për furnizim me ketaminë, shkëmbenin mesazhe të papërshtatshme lidhur me aktorin.

Sipas Estradës, një prej mesazheve të Plasencia-t thoshte: “Pyete sa do të paguajë ky budalla. Le ta zbulojmë”, që tregon se ata e shihnin Perry-n si një mundësi për përfitime financiare, duke e përdorur në mënyrë të papërgjegjshme.

Matthew Perry u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Los Angeles në tetor 2023. Shkaku i vdekjes u përcaktua si efektet akute të ketaminës.

Pesë persona janë akuzuar lidhur me rastin, përfshirë edhe asistentin personal të aktorit, Kenneth Iwamasa, dhe Erik Fleming, të cilët kanë pranuar fajësinë për përfshirje në shpërndarjen e drogës që çoi në tragjedinë e yllit të Hollywood-it.

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT