Trump “shpall kandidaturën” për president të vitit 2028, sulme dhe batuta në “Darkën e Korrespondentëve”

Presidenti amerikan Donald Trump bëri një deklaratë me nota humori gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke lënë të kuptohej se do të kandidonte për një mandat të katërt presidencial. Me një kapele ku shkruhej “Trump 2028”, ai u tha gazetarëve se kishte një “lajm ekskluziv” për të ndarë.
“Siç kam thënë muaj më parë, shfaqja duhet të vazhdojë. Ashtu si me presidencën time, hera e dytë është gjithmonë më e mirë dhe e treta do të jetë edhe më e mirë… po bëj shaka”, tha Trump, duke kujtuar se Kushtetuta amerikane nuk lejon një mandat të tretë presidencial.
Gjatë aktivitetit, i cili ishte shtyrë pas atentatit të muajit prill ndaj tij, Trump u shpreh se kishte vendosur të mos mbante fjalimin e ashpër që kishte përgatitur më herët dhe tha se respektonte “shumicën” e gazetarëve të pranishëm. Megjithatë, ai nuk i kurseu kritikat ndaj mediave, të cilat i akuzoi se përhapin “fake news”, si dhe ndaj disa figurave të Partisë Demokratike, përfshirë Alexandria Ocasio-Cortez, Gavin Newsom dhe ish-presidentin Barack Obama.
Para fjalimit, presidenti mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për gazetarët, ku përshëndeti dhe u dha dorën fituesve, mes tyre gazetarë të CNN dhe Wall Street Journal, edhe pse me disa prej tyre është përfshirë në procese gjyqësore ose përplasje publike.
???? LMFAO! President Trump just put on a TRUMP 2028 HAT after saying "I won 3 times, and I'm GONNA DO IT AGAIN!"
— Eric Daugherty (@EricLDaugh) July 25, 2026
"I'm gonna do it again. SHOULD BE EASY. I am getting really good at running for president. I won 3 times. Rigged election the 2nd time."
???????????? pic.twitter.com/xSi6wooEKm
Trump deklaroi se në sallë ndodhej “grupi më i madh i njerëzve që vuajnë nga sindroma e fiksimit me Trump”, por shtoi se vazhdon të komunikojë me gazetarët me shpresën se do të ndikojë në mënyrën se si ata raportojnë, ndonëse, sipas tij, shumica e shkrimeve për të mbeten negative.
Në përfundim të fjalimit, presidenti riafirmoi mbështetjen për lirinë e shprehjes, duke theksuar se mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen përmes debatit dhe jo dhunës. Ai shtoi gjithashtu se, sipas tij, mediat do ta kenë të vështirë të tërheqin vëmendjen e publikut pasi ai të largohet nga posti i presidentit.