Ku ishte epiqendra? Italia goditet nga një tërmet me magnitudë...

Bota

Ku ishte epiqendra? Italia goditet nga një tërmet me magnitudë...

Një tërmet me magnitudë 4.1 është regjistruar pak pas mesnatës në Pizzone, Itali, një komunë në provincën e Isernias në kufirin me Abrucon dhe Lazion.

Mediat italiane shkruajnë se tërmeti, i cili zgjati disa sekonda, u ndje në të gjithë zonën dhe gjithashtu në provincat e Chieti, L’Aquila dhe Casertas.

Shumë njerëz dolën në rrugë nga frika. Deri më tani nuk është raportuar për dëme ose të lënduar.

Epiqendra ishte në zonën e Pizzone-s, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Një dridhje e dytë, me magnitudë 2.2, u ndje në të njëjtën zonë në orën 3:41 të mëngjesit, në një thellësi prej 9 kilometrash.

ME TE LEXUARAT