Romeo dhe Heidi vendosin të dalin nga Big Brother, banori: Hajde zhdukemi! Reagon Donaldi

Showbiz

Romeo dhe Heidi vendosin të dalin nga Big Brother, banori: Hajde zhdukemi!

Aktori Romeo Veshaj dhe partnerja e tij Heidi Baçi kanë marrë një vendim të papritur për të dalë së bashku nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Konkurrenti i propozoi banores që të largohen nga spektakli së bashku, ndërsa Heidi pranoi që të lërë pas gjithë eksperiencën e saj në këtë shtëpi për të dalë jashtë së bashku me aktorin.

“Shkojmë në dhomën e rrëfimit dhe zhdukemi. Mos të na interesojë më asgjë”– tha Romeo, teksa çifti u çuan nga tavolina duke shkuar te dhoma e rrëfimit për të kërkuar largimin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Romeo dhe Heidi vendosin të dalin nga Big Brother, banori: Hajde zhdukemi!

Pjesë nga biseda:

Romeo: Të dalim jashtë te dy

Heidi: Do me dal?

Romeo: Vallai po

Heidi: Dalim

Romeo: Shkojmë në dhomën e rrëfimit dhe zhdukemi. Mos të na interesojë më asgjë

Heidi: Hajde dalim (shkojnë në dhomën e rrëfimit)

Megjithatë nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur në dhomën e rrëfimit, pasi çifti u rikthyen sërish në shtëpi duke vazhduar garën për të fituar çmimin e madh.

Nderkohe Donald Veshaj, vellai i Romeos, ka reaguar per ngjarjet permes ne Story ku shkruan: Syte nga qielli neser Donald Veshaj

ME TE LEXUARAT