Vrau ish-efektivin Roland Rexhepi 15 vite më parë, Donald Hoxha ekstradohet nga Britania e Madhe

Aktualitet

Vrau ish-efektivin Roland Rexhepi 15 vite më parë, Donald Hoxha

Donald Hoxha, i dënuar për vrasjen e ish-efektivit Roland Rexhepi rreth 15 vite më parë, është ekstraduar nga Britania e Madhe.

Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt vendit tonë një 34-vjeçar, i dënuar për vrasje. Bëhet fjalë për shtetasin

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë” Arrest me burg, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve dhe municionit”. Ai akuzohet se në datën 22.07.2009 në qytetin e Elbasanit në bashkëpunim me shtetasit Armand Llakaj dhe Marjus Tafaj, kanë vrarë me arme zjarri shtetasin Roland Rexhepin.

Si rezultat i bashkëpunimit të Drejtorisë Interpolit, me Interpol Mançester/ Mbretëria e Bashkuar, u bë i mundur arrestimi i tij në Angli, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Rexhepi, i njohur ndryshe edhe si “Doda” u ekzekutua me dy armë tip kallashnikov mëngjesin e 22 korrikut pranë banesë së tij teksa po shkonte te parkingu ku kishte makinën.

Gjithashtu, nga Greqia u ekstradua shtetasi Leodin Rungo, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim. 

 -nga Greqia, shtetasi Leodin Rungo, 44 vjeç. Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 15.02.2019, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Këta 2 shtetas iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprimet e mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT