U zhduk një ditë më parë, palombarët e RENEA-s gjejnë trupin e pajetë të 58-vjeçarit në rezervuar

Aktualitet

U zhduk një ditë më parë, palombarët e RENEA-s

Palombarët e RENEA-s kanë gjetur trupin e pajetë të 58-vjeçarit me iniciale Xh. D., në rezervuarin e Përrenjasit, një ditë pasi ai u largua nga banesa.

“Pas kërkimeve intensive, polumbarët që asistuan shërbimet e Stacionit të Policisë Prrenjas, mundësuan gjetjen e trupit të 58-vjeçarit, për të cilin familjarët kallëzuan rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, se dyshonin se ishte vetëmbytur në ujërat e rezervuarit të Prrenjasit”, raportuan uniformat blu.

Trupi i pajetë i tij do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.Ishte kushëriri i 58-vjeçarit, shtetasi me iniciale Y.M., i cili ka njoftuar policinë rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm për zhdukjen e tij. Ai dha alarmin pas gjetjes së veshjes dhe biçikletës së 58-vjeçarit, banues në fshatin Katjel, në afërsi të rezervuarit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


“Rreth orës 01:00, të mëngjesit të sotëm, shtetasi Y. M. ka njoftuar sallën operative, se dyshonte se kushëriri i tij, shtetasi Xh. D., 58 vjeç, banues në fshatin Katjel, ishte vetëmbytur në rezervuarin e Prrenjasit, pasi në afërsi të rezervuarit, ai dhe familjarë të tjerë kishin gjetur veshjet dhe biçikletën e 58-vjeçarit. Gjithashtu, shtetasi Y. M. ka njoftuar se 58-vjeçari ishte larguar nga banesa, mëngjesin e djeshëm”, informoi policia në njoftimin paraprak.

Njoftimi i policisë:

Prrenjas/Polumbarët e RENEA-s gjejnë trupin e pajetë të shtetasit Xh. D., në ujërat e rezervuarit të Prrenjasit.

Pas kërkimeve intensive, polumbarët që asistuan shërbimet e Stacionit të Policisë Prrenjas, mundësuan gjetjen e trupit të 58-vjeçarit, për të cilin familjarët kallëzuan rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, se dyshonin se ishte vetëmbytur në ujërat e rezervuarit të Prrenjasit.

Trupi i pajetë i këtij shtetasi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.

Vijojnë veprimet për dokumentimin e kësaj ngjarjeje.

 

ME TE LEXUARAT