Refuzoi të deklarohej, plas debati i fortë mes konkurrentëve në “Për’puthen +40”

Showbiz

Refuzoi të deklarohej, plas debati i fortë mes konkurrentëve

“Për’puthen +40” po shkon drejt fundit, por ende nuk janë kristalizuar raportet mes konkurrentëve. Teksa të gjithë mendonin se Çimi dhe Stela mund të ishin një nga çiftet e këtij edicioni, ditën e sotme ata i kanë habitur të gjithë me deklaratat e tyre. Gjatë takimit, Çimi u shpreh i zhgënjyer nga Stela, duke i thënë se ajo është një njëri shumë i ftohtë. Ai tha se ajo jep gjithçka me pikatore dhe se nuk ka ndërmend të luftojë për të, sepse nuk janë më 20 vjeç.

Çimi: Mua më pëlqen tipi yt dhe kam qenë i sinqertë 100%. Por je shumë e largët, shumë e ftohtë. Ke pasur super distancë.


Stela: Domethënë nuk të pëlqen tipi im.

Çimi: Jo tipi jot, nuk më pëlqen por ajo që jep ti është me pikatore. Ti thua lufto, por nuk jemi 20 vjeç.


Stela: Kështu i bie që nëse nuk më jep Çimi atë që kërkoj, të shkoj tek çunat e tjerë.
Në fund të takimit dhe të emisionit, Stela i surprizoi të gjithë pasi nuk pranoi të deklarohej për Çimin. Ajo u shpreh se ai nuk është i sinqertë, sepse i ka thënë prej kohësh në prapaskenë se do të deklarohej për të. Ndërsa Çimi nga ana e tij tha se pret që të bëj Stela një hap drejt tij. Në fund Stela deklaroi se ata nuk janë për njëri-tjetrin, duke i dhënë fund njëherë e mirë raportit që ishte krijuar mes tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion