Reagimi i Egla Cenos pasi u përjashtua nga Big Brother Albania VIP "për dhunë"
Aktorja Egla Ceno është përjashtuar nga Big Brother VIP 3 këtë të diel, pas debatit të ashpër që pati pas prime-t me Meritonin dhe Ilnisën.
Vëllai i Madh u detyrua të merrte një vendim, pasi Egla i hodhi gotën me verë në kokë Meritonit, nje veprim qe u cilesua si akt dhune, pas provokimeve te vazhdueshme ndaj saj.
Largimi i saj u prit me çudi nga banorët të cilët e përqafuan, ndërsa aktorja u la porosi që të mos bien pre e provokimeve.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Me vjen keq, është okay, ishte kënaqësi, u kënaqëm, nuk është një gjest që duhet ta bëni, mos bini pre e provokimeve, unë bëra qejfin tim u kënaqa nuk jam pishman për asgjë, gjërat që kam bërë gabim kam kërkuar ndjesë, do të takohemi jashtë, mos bini pre e provokimeve sepse do të bëhen më të forta”, tha Egla.
Egla është një prej personazhet më të spikatur këtë edicion të Big Brother VIP 3 për lojën e saj agresive dhe pa doreza.