Arrestimi që ngriti në këmbë autoritetet: Çfarë fshihet pas iranianit që kërkon azil në Kosovë?

Kosovë&Rajon

Arrestimi që ngriti në këmbë autoritetet: Çfarë

Një iranian ka kërkuar azil në Kosovë, pasi është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

 Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit më 18 gusht, i dyshuari kishte paraqitur një pasaportë të lëshuar nga Belgjika.

 Gjatë intervistimit, ai e kishte pranuar se dokumenti nuk ishte i tij dhe kishte deklaruar se ishte iranian, pa dokumente personale me vete. Ai u kishte thënë autoriteteve se ndihej i kërcënuar në Iran.

 Drejtori i Qendrës për Azil, Fitim Zariqi, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se shtetasi iranian e ka dorëzuar kërkesën për azil.

“Ka parashtruar kërkesë për azil edhe shqyrtohet kërkesa prej Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha Zariqi.

Sipas tij, shqyrtimi i kërkesës mund të zgjasë deri në gjashtë muaj, me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj të tjerë.

“Po zakonisht nuk zgjat më shumë se mesatarisht dy muaj e gjysmë, apo tre”, tha ai.
Për momentin, nuk dihet se nga cili vend kishte udhëtuar shtetasi iranian drejt Kosovës./

ME TE LEXUARAT