"Ra në kurthin tim”, Big Basta tregon njohjen me Vesa Lumën!

Vesa Luma dhe Big Basta hodhën poshtë dyshimet për një krizë në marrëdhënien e tyre me deklaratat që bënë, njëri brenda “Fermës VIP” e tjetri jashtë, reperi ka treguar historinë e njohjes me këngëtaren.
Ai ka rrëfyer se me Vesën është njohur brenda një programi, teksa thekson se një natë këngëtarja e kishte magjepsur me pamjen e saj.
“Me Vesën jam njohur në “Dansing With The Stars”. Ka pas veshur një fustan blu atë natë ajo, flokët e verdha, kinge, si suedeze. Thash okay, kjo qenka për mua. Edhe u futa direkt në sulm. Bënte pak si e vështirë në fillim, jo po se kështu jo po se ashtu. Por shumë shpejt ra në kurthin tim”, është shprehur Big Basta.
Marrëdhënia mes Big Bastës dhe Vesa Lumës është komentuar shumë së fundmi teksa u përfol se këngëtarja nuk ishte dakord me vendimin e reperit për t’u bërë pjesë e reality show-t, “Ferma VIP”.
Mirëpo u duk sikur keqkuptimeve nga ana e Vesës u erdhi fundi pasi e fundit tregoi mbështetje ndaj partnerit të saj teksa postoi një foto të tij nga programi. Mëngjesin e së enjtes (1 Maj) Big Basta e ka nisur ditën duke përshëndetur familjen e tij të vogël.
“Mirëmëngjesi jetat e mija, Vesa të dua. Liam, të do babi shumë! Ju dua! Shih çfarë ditë e bukur është sot. Dilni, jetë”.


