“Lironi çunat dhe gocat”- Mijëra qytetarë marshojnë drejt Komisariatit nr. 3, kërkojnë lirimin e të arrestuarve

Aktualitet

“Lironi çunat dhe gocat”- Mijëra qytetarë

Protesta popullore e ditës së 56-të pati pjesëmarrje masive përsëri të qytetarëve para Kryeministrisë.

Pas fjalimeve të mbajtura për denoncimin e qeverisë, dorëheqjen e saj dhe kryeministrit Edi Rama, ata kërkuan ndryshimin e sistemit politik.

“Lironi çunat dhe gocat”- Mijëra qytetarë

Nisja e marshimit u bë me një moto dhe destinacion të ri, Komisariatin nr. 3, ku mbahen të paraburgosur dy nga protestuesit e arrestuar të enjten para Parlamentit, një djalë dhe një gocë.

“Lironi çunat dhe gocat”- Mijëra qytetarë

Aktivisti Edison Lika ftoi qytetarët që të marshonin drejt Komisariatit me thirrjet lironi gocat.

“Ju bëj një thirrje, marshimin e sotëm ta bëjmë ndryshe. Na mbajnë të arrestuar te Komisariati nr. 3 dy protestuesit tanë. Lironi të arrestuarit që mbahen në Komisariatin nr. 3. Ndaj marshimin e sotëm do e bëjmë për nder të tyre të gjithë atje. Ndaj sot do bëjmë thirrje jo vetëm lironi çunat por edhe lironi gocat”, tha ai mes të tjerash.

“Lironi çunat dhe gocat”- Mijëra qytetarë

Më tej masa e madhe e qytetarëve e ndoqi me thirrjet “Revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Rama jepe dorëheqjen”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion