Rama: Rezoluta e PPE, fletërrufe e shkruar nga bretkosat e kënetës!

Politikë

Rama: Rezoluta e PPE, fletërrufe e shkruar nga bretkosat e

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “fletërrufe të kënetës” rezolutën e miratuar nga Partitë Popullore Europiane këtë javë, për lidhjen e të ardhmes europiane të Shqipërisë me zgjedhjet e lira.

“Është një fletërrufe e kënetës. E di shumë mirë si funksionojnë konferencat e partive që mblidhen të gjithë bashkë. Një parti aty fut një tekst, është i shkruar fund e krye nga grupi i bretkosave që merren me këtë temë, edhe ata e kalojnë. Por në ndërkohë ju bëj me dije se të gjithë kryeministrat e atyre partive që ishin në atë mbledhje, ashtu sikundër edhe presidentja e KE dhe kryetari i KE, etj., do të jenë në Tiranë më 16 maj.

Dhe faktin që vijnë në Tiranë për të mbajtur Samitin e Komunitetit Politik Europian, flet shumë qartë se çfarë është Shqipëria e sotme”, tha Rama në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.

I pyetur kur do të marrë fund kontestimi i zgjedhjeve në vendin tonë, Rama kujtoi zgjedhjet kur PS fitoi mandatin e parë. “Ato zgjedhje në 2013-n nuk janë kontestuar sepse kush e kishte në dorë t’i organizonte, i humbi dhe nuk kishte çfarë të kontestonte.

Por për sa kohë në krye të kënetës do të vigjilojë bufi i kënetës, nuk do të ketë zgjedhje të pranuara në Shqipëri”. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion