Publikoi albumin e ri, bashkëshorti i Rita Orës befason, e uron në shqip

Showbiz

Publikoi albumin e ri, bashkëshorti i Rita Orës befason, e uron

Rita Ora ka publikuar sot albumin e saj më të ri, “You & I”, një album i cili do të përcjellë shumë emocione, histori dhe ngjarje nga jeta e këngëtares, ashtu siç edhe ajo vetë është shprehur më parë. Duket se ky album është pritur shumë mirë, që në orët e para të publikimit të tij, madje në Instagram artistja ka marrë komente dhe urime pozitive. E sigurisht nuk kishte si të mungonin dhe fjalët e ëmbla të bashkëshorti i saj, Taika Waititi.

Ai zgjodhi të publikojë në Instagram koopertinën e albumit të saj të ri, “You & I” si dhe disa fotografi të Ritës, ku shihet duke pozuar pranë banerit që reklamon albumin e ri.



Krahas këtij imazhi, regjisori zgjodhi t’i dedikonte fjalët më të ëmbla bashkëshortes së tij. Ai zgjodhi të shkruante urimin në gjuhën shqipe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Taika Waititi (@taikawaititi)

“Vëmendje! Urime Zog! Unë jam shumë krenar për ju. Unë të dua,”-ka shkruar Waitit në postimin e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion