Pse Kuvendi i Ri hapet më 12 shtator? Meri Shehu zbulon arsyen: Do të presim ndryshime...

Showbiz

Pse Kuvendi i Ri hapet më 12 shtator? Meri Shehu zbulon arsyen: Do të

Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të mblidhet të premten, në orën 10:00. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi datën 12 shtator për mbledhjen e parë të Kuvendit të Ri. Këtë datë e ka komentuar ditën e sotme astrologia e njohur, Meri Shehu, teksa ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, e cila tha se ‘12 shtatori është një ditë e bukur astrologjike’.

“Shiko pak sa e çuditshme si qëllon fiks se më 12 shtator krijohet qeveria e re, do ketë ndikim kjo Hënë e Përgjakur?”, ishte pyetja që iu bë Meri Shehut, e cila u përgjigj: “Patjetër që po”.

Më pas astrologia e njohur vijoi duke thënë: “Ose ju ka rastisur këtyre që do të krijojnë qeverinë ose e kanë zgjedhur. Por mendoj se Hëna e Plotë ka një ndikim më të madh global dhe ne që jemi pjesë e të tërës, normalë që ndikohemi edhe nga pjesët e jashtme.

Në datën 12 kur këta krijojnë qeverinë, është një datë e mirë se Dielli në Virgjëreshë me Mërkurin në Virgjëreshë bëjnë një lidhje shumë të bukur me Jupiterin në Gaforre. E kjo quhet ditë me fat. Pavarësisht eklipseve e gjërave, mesa duket do t’u ecë mirë. Pra do të presim ndryshime, ndoshta do jenë këto ndryshimet që Noizy të bëhet ministër i Arsimit”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion