Dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër, dalin pamjet e arrestimit të autorit! Ragip Gila me maskë në kokë…

Aktualitet

Policia ka dhënë detaje nga atentati në Shkodër me dy viktima dhe dy të plagosur, mëngjesin e së hënës (8 Shtator). Blutë kanë publikuar pamjet e momentit të arrestimit të autorit të dyshuar të krimit, Ragip Gila, i cili mban maskë në kokë, doreza në duar, si edhe një çantë të zezë në qafë.

Dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër, dalin pamjet e

Ai u vendos në pranga disa minuta pas ngjarjes së rëndë në tentativë për t’u arratisur, pasi kreu vrasjet brenda një lokali në lagjen “Qemal Stafa”, rreth orës 08:50. Nga atentati mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagosën Erogen Vaso si edhe kamarieria Meri Kaceri, e cila ndodhej rastësisht në vendin e gabuar.

28 vjeçari, banues në Shkodër, u arrestua për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”,”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion