Serbia arreston në Merdare ish-anëtarin e UCK, me dyshimin për "krime lufte" në Podujevë

Kosovë&Rajon

Serbia arreston në Merdare ish-anëtarin e UCK, me dyshimin për

Policia serbe e ka arrestuar një burrë në pikëkalimin kufitar me Kosovën, Merdare, nën dyshimin për “krime lufte” gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-’99, njoftuan autoritetet serbe të martën.

Ministria e Brendshme e Serbisë nuk e bëri të ditur kombësinë e të dyshuarit, por e identifikoi atë me inicialet H.H, 77-vjeçar.

Sipas njoftimit, ai dyshohet se “në qershor të vitit 1999, në Podujevë, në bashkëpunim me disa pjesëtarë të UÇK-së [Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës], e ka vrarë me armë zjarri një civil serb”.

Nuk është e qartë kur është arrestuar ai, por Ministria serbe tha se ai është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe se ndaj tij do të ngrihet aktakuzë.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës për ta pyetur nëse është në dijeni për arrestimin e ndodhur në Merdare.

Arrestimi i tij vjen rreth një muaj pasi autoritetet serbe i arrestuan dy persona në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë, Horgosh, nën dyshimet se me pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kishin kryer “krime lufte kundër popullsisë civile”.

Ata u arrestuan në periudhën kur autoritetet serbe i kanë shpeshtuar ndalimet e shqiptarëve, të cilët i akuzon se kanë bashkëpunuar apo kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së, ose për arsye tjera.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion