Princ Harry humb gjyqin për sigurinë personale! Dukesha nuk do të shoqërohet nga truproja!

Showbiz

Princ Harry humb gjyqin për sigurinë personale! Dukesha nuk do të

Duka i Sussex, princi Harry ka humbur fazën e fundit të betejës së tij gjyqësore që siguria e tij personale të mundësohet nga policia.

Princi Harry hoqi dorë nga detyra e tij si anëtar i familjes mbretërore në fillim të vitit 2020, gjë që rezultoi në uljen e sigurisë që ai merr në Mbretërinë e Bashkuar. Ja çfarë ka ndodhur që atëherë.

Shtator 2021: Princi fillon veprime ligjore kundër Ministrisë së Brendshme, e cila është përgjegjëse për vendimin e Komitetit Mbretëror VIP dhe Ekzekutiv (Ravec).

Dhjetor 2023: Fillon seanca e plotë dëgjimore, me Harry-n që thotë në një deklaratë se Mbretëria e Bashkuar është një vend ku ai dëshiron që fëmijët e tij “të ndihen si në shtëpi”, por duke argumentuar se kjo nuk mund të ndodhë “nëse nuk është e mundur t’i mbash ata të sigurt” kur vizitojnë vendin.

Shkurt 2024: Kërkesa e Harry-t hidhet poshtë, me gjyqtarin që vendos se vendimi i Ravec nuk ishte i paarsyeshëm dhe as proceduralisht i padrejtë.

Prill 2024: Princit i refuzohet leja për të kundërshtuar vendimin.

Qershor 2024: Gjykata e Apelit i jep Harry-t të drejtën për të filluar një apel.

Prill 2025: Fillon një seancë dëgjimore dy-ditore në Gjykatën e Apelit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion