Shpërthen bombola e gazit, plagosen rëndë 2 të rinj shqiptarë në Angli!

Bota

Shpërthen bombola e gazit, plagosen rëndë 2 të rinj

Dy të rinj shqiptarë pësuan një aksident në banesën e tyre, pas shpërthimit të një bombole gazi.

Ngjarja ndodhi dy net më parë, sikurse njofton ambasada e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, që tregon se aktualisht, ata ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Birminghamit, ku po marrin kujdes të specializuar mjekësor.

Ambasada e Shqipërisë thotë se ka vendosur kontakt me autoritetet britanike dhe po ndjek nga afër situatën. Dy përfaqësues të Ambasadës kanë vizituar të rinjtë në spital dhe janë në komunikim të vazhdueshëm me palët përkatëse.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion