Tërmet i fortë godet Argjentinën dhe Kilin Paralajmërim për cunami
Lajmifundit
/
2 Maj 2025, 16:02
Bota

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter, goditi zonën detare rreth 219 kilometra në jug të Ushuaias, në Tierra del Fuego, në Argjentinën jugore, raporton Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.
Tërmeti ndodhi në orën 15:58 (sipas kohës lokale) me lëkundjet që u ndjenë ndjen deri në Kili.
BBC raporton se Agjencia Kombëtare Kiliane për Parandalimin dhe Reagimin ndaj Fatkeqësive ka urdhëruar evakuimin e zonës bregdetare të provincës Magallanes në Kilin jugor për shkak të rrezikut të një cunami të mundshëm pas tërmetit.

