“Po kujt i plasi”, Heidi “çmend” Romeon me indiferencën për vëllain e saj: S’është bukur kështu!

Showbiz

“Po kujt i plasi”, Heidi “çmend” Romeon me

Vëllai i Madhi i ka dhënë Heidit një mision sekret, ku duhet të bëjë të gjithë banorët të besojnë se Lidi Deila është vëllai i madh i Heidit.

Në disa momente të ndryshme Romeo e ka pyetur në lidhje me vëllain e saj, por Heidi është treguar shumë moskokëçarëse.  Në një moment të shtrirë në krevat, Heidi shprehet se nuk i intereson i vëllai, madje nuk i ka interesuar as kur e ka telefonuar për t’i thënë se i kanë lindur fëmijët.

Romeo: Se mos ma ngacmojë atë Lidin ata.

Heidi: Kujt i intereson? Nuk më intereson vërtet, por ti nuk më beson mua.

Romeo: Unë mendoj se të intereson.

Heidi: Jo, se e thua ti? Ai më ka marrë në telefon kur i kanë lindur fëmijët dhe ok.

Romeo: Edhe?

Heidi: Nuk më ka interesuar. Nuk më intereson fare, hiç.

Romeo: Ok nuk është ndonjë gjë e bukur të mos të të interesojë.

 Në një bisedë tjetër me Liamin dhe Romeon, ku i thonë që mos flasë kaq me mllef për vëllain e saj Lidin, Heidi shprehet se nuk i pëlqen fare imponimi që po i bëjnë. Po ashtu edhe në një bisedë tjetër në oborr me Romeon dhe Julin, Heidi është treguar shumë e ftohtë në raport me Lidin. 

Romeo: Më tha ai kam emocione. 

Heidi: Po kujt i plasi.

Juli: Për respekt të Romeos mos e bëj këtë punë. Duhet t’ja japësh një mundësi.

Romeo: Patjetër që do i japë, ç’janë këto muhabete.

Juli: Jepja një mundësi, ai ka ardhur deri këtu.

Heidi: Po tani mundësinë ja jep njerëzve kur të intereson.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion