Dashamir Shehi largohet nga drejtimi i grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, kush bëhet kryetar

Politikë

Dashamir Shehi largohet nga drejtimi i grupit parlamentar “Aleanca

Grupi Parlamentar, “Aleanca per Ndryshim”, që drejtohej nga Dashamir Shehi, ndryshon përsëri kryetar grupi. Këtë pozicion e ka marrë Agron Duka, kryetar u PAA-së.

Më herët ky grup parlamentar drejtohej nga Fatmir Mediu.

Aleatët kanë rënë dakord që në fillim të sesionit parlamnetar ne vitin 2021, qe ky grup parlamnetar që do drejtohej nga kryetarët e partive të vogla, përkatësisht për secilin vit; Fatmir Mediu, pasoi me Dashamir Shehun, me pas Agron Duka dhe Vangjel Dule.

Burime konfirmojnë se arsyeja e ndryshimit të Kryetarit të Grupit Parlamentar, lidhet edhe me qëndrimet e Dashamir Shehit, i cili nuk merr pjesë në mbledhjet e Grupit Parlamentar të PD-së, nuk është pjesë e Federatës së Opozitës së Bashkuar.

Po ashtu Dashamir Shehi duke mbajtur qëndrimet e tij në mbledhjet e institucioneve të Kuvendit të Shqipërisë (Konferenca e Kryetarëve etj) ka dalë edhe kundër linjës së PD-së së Rithemelimit. Nisur nga këto arsye, ka pasur një dakordësi mes palëve, që Dashamir Shehi të dorëhiqej dhe vendin e tij ta merrte Agron Duka.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion