Emigrantë nga Pakistani, identifikohen viktimat e aksidentit në Këlcyrë, dy të arrestuar

Aktualitet

Emigrantë nga Pakistani, identifikohen viktimat e aksidentit në

Identifikohen viktimat e aksidentit në  Këlcyrë. Emigrantët ishin nga Pakistani. Disa prej tyre janë identifikuar, pjesa tjetër pritet të identifikohen përmes ADN dhe gjurmëve të gishtave.

Ndërkohë policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona Agustin Gjepa dhe Ramazan Dekovi të akuzuar për dhënje ndihme të kalimit të kufirit. Sipas burimeve, këta persona kanë bashkëpunuar me shoferin Edison Bregaj i cili gjithashtu humbi jetën në aksident për trafikun e klandestinëve.

Siç  bën me dije dhe policia, emigrantët nga Pakistani të grupmoshës 28-32 vjeç po udhëtonin nga kufiri grek në drejtim të kufirit të Shkodrës, kundrejt pagesës.

"DVP Gjirokastër/Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur ditën e djeshme, si pasojë e të cilit humbën jetën 8 shtetas (drejtuesi i automjetit dhe 7 emigrantë nga Pakistani). Identifikohen 3 shtetas që dyshohet se kanë bashkëpunuar me drejtuesin e automjetit për transportimin drejt Shkodrës, kundrejt pagesës, të 7 emigrantëve të cilët synonin kalimin e paligjshëm të kufirit. Vihen në pranga 2 nga këta shtetas, punohet për kapjen e tjetrit (organizatori i kësaj veprimtarie kriminale).

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, si pasojë e të cilit humbën jetën 8 shtetas, si dhe bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të një hetimi proaktiv për zbardhjen e linjës së trafikimit dhe kontrabandimit të emigrantëve, është dokumentuar se 7 shtetasit nga Vendet e Treta që humbën jetën nga ky aksident po transportoheshin nga drejtuesi i këtij automjeti, nga kufiri grek drejt kufirit të Shkodrës, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Nga këto veprime, të kryera nga strukturat e DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Sektorin e Trafiqeve në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH dhe me strukturat e DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, dyshohet se drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B., po bashkëpunonte me 3 shtetas të tjerë, për transportimin e 7 emigrantëve nga Pakistani, të moshave 28-32 vjeç, 3 prej të cilëve janë identifikuar.

 Në vijim të veprimeve për këtë rast, u identifikuan 3 shtetasit e përfshirë në këtë veprimtari kriminale: A. Gj., 24 vjeç dhe R. D., 23 vjeç, të dy banues në Shkodër, të cilët u vunë në pranga në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër; S. N., 23 vjeç, banues në Shkodër, i cili u shpall në kërkim, pasi dyshohet se kishte rolin e organizatorit në këtë veprimtari kriminale. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.

Vijon puna edhe për identifikimin e 4 emigrantëve të tjerë që kanë humbur jetën nga aksidenti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.", njofton policia. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion