Sherr me thikë mes adoleshentëve në Elbasan, arrestohet një 17 vjeçar, dy të tjerë nën hetim

Aktualitet

Sherr me thikë mes adoleshentëve në Elbasan, arrestohet një

Policia e Elbasanit ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit për motive të dobëta midis disa adoleshentëve, rreth orës 20:30 të ditës së djeshme.

Një 17 vjeçar ka përfunduar në pranga, ndërsa nën hetim në gjendje të lirë janë një 16-vjeçar dhe një 14-vjeçar, të implikuar në konflikt.

I arrestuar ka dëmtuar lehtë me thikë 16-vjeçarin. Mjeti prerës është sekuestruar nga policia. Ai gjithashtu ka dhunuar fizikisht 14-vjeçarin, ndërsa këta të fundit e kanë goditur atë, me shkop prej druri.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 20:30, të datës 02.04.2024, për një konflikt ndërmjet disa adoleshentëve, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat e rastit dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, përgjegjësit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion