"Photoshop i dështuar", portali amerikan kritikon editimet në fotot e Encës

Showbiz

"Photoshop i dështuar", portali amerikan kritikon editimet

Këngëtarja Enca Haxhia, shpesh ësht kritikuar dhe ekspozuar për përdorimin e tepërt të Photoshop në fotot e saj.

Vetë ndjekësit e saj apo faqe e portale të ndryshme kanë vënë në dukje sesa keq i editon Enca fotot dhe shpesh herë dështon duke edituar ca pjesë, duke lënë ca të tjera dhe duke nënkuptuar dukshëm përdorimin e Photoshop-it.

Po nuk ka ngelur me kaq! Këngëtarja i paska rënë në sy dhe medias amerikane buzzyusa.com , e cila e ka renditur në vendin e 16 për përdorimin e dështuar të Photoshop.

‘’Kjo vajzë është e mrekullueshme dhe duket mahnitëse në foton e pa edituar, por ajo postoi foton tjetër tepër të edituar ku duket shumë më e dobët. Kamera shton 10 kile dhe Photoshop largon 15’’, thuhet në mbishkrimin e lënë sipër fotove të Encës.

Kujtojmë se Enca mbetet “mbretëresha” e Instagram-it me 2.3 milion ndjekës, pavarësisht se shumë janë skeptik nëse ky numër përmban realisht ndjekëesa realë apo jo.

"Photoshop i dështuar", portali amerikan kritikon editimet

Kur Instagram-i pati probleme, Enca ishte ndër të parat që reagoi.

Dikush e pyeti gjithashtu se ç’po bënte pa Instagram, ndërkohë Enca nuk ja përton me përgjigjen:

“Po jetoja e lumtur jetën time siç kam bërë muajt e fundit, deri diku pak larg rrjeteve sociale. Vetëm maja e ajsbergut të jetës sime përfundon në Instagram. Përtej të gjithave e dua shumë Instagramin, por s’kaloj më shumë se 30 min në ditë (max). ” , – shkroi ajo. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion