EMRI/ Dhuna barbare ndaj çiftit në Fushë Arrëz, identifikohet dhe shpallet në kërkim një nga 5

Aktualitet

EMRI/ Dhuna barbare ndaj çiftit në Fushë Arrëz,

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Fushë-Arrëz, ku dy bashkëshortë u dhunuan barbarisht dhe u bënë për spital nga një grup personash për shkak të konflikteve të parcelave me luleshtrydhe, policia ka mundur të identifikojë një prej tyre.

Një person i dyshuar si agresor është shpallur në kërkim dhe po punohet për identifikimin e 4 shtetasve të tjerë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në ngjarjen e ndodhur në Fushë Arrëz. Mësohet se në kërkim është Kristian Bala, pasi kërcënoi edhe djalin e çiftit Nika.

Ngjarja ndodhi në fshatin Arst, ku autorët u zunë pritë në rrugë dhe dhunuan Skënder dhe Bardhe Nikën. Konflikti dyshohet për ndarjen e territoreve për mbledhjen e dredhëzave (luleshtrydheve).

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion