Rrëzohet avioni në Turqi, ka të vdekur

Bota

Rrëzohet avioni në Turqi, ka të vdekur

Një avion trajnimi u rrëzua në rajonin Hasan Arpa të Turqisë.

Forcat e policisë dhe ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje, në zonën e Hasan Arpës, në lagjen Kocasinan të Kajserisë, ndërsa sipas informacioneve të transmetuara nga CNN Tuk, dy pilotët që ndodheshin në bordin e avionit janë të vdekur.

Në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare thuhet:

“Një avion stërvitor i Forcave Ajrore SF-260D, i cili u ngrit nga baza e 12-të e transportit ajror në Kayseri për stërvitje, u rrëzua në rrethana të papërcaktuara. Ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion