Pas dasmës luksoze, Dua Lipa dhe Callum Turner arratisen në parajsën e...

Pas një dasme luksoze që ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare, Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, Callum Turner, po shijojnë ditët e para si çift i martuar në një nga destinacionet më ekskluzive të Italisë.
Të sapomartuarit janë fotografuar në qytetin magjepsës të Taorminës, ku po kalojnë muajin e mjaltit në hotelin luksoz San Domenico Palace, i njohur në mbarë botën si vendi ku u xhirua sezoni i dytë i serialit hit “The White Lotus”.
Çifti u pa duke shëtitur dorë për dore në rrugicat piktoreske të qytetit, duke shijuar atmosferën romantike të bregdetit italian. I vendosur mbi shkëmbinj me pamje spektakolare drejt Malit Etna dhe Detit Jon, hoteli konsiderohet një nga më prestigjiozët në Itali dhe ka pritur ndër vite emra të njohur të artit dhe kulturës.



