Goditet rrjeti italo-shqiptar i trafikut të kokainës në Itali, 12 të arrestuar dhe 13 nën hetim

Bota

Goditet rrjeti italo-shqiptar i trafikut të kokainës në Itali, 12

Një operacion i gjerë antidrogë i koordinuar nga autoritetet italiane ka çuar në çmontimin e një organizate kriminale italo-shqiptare të përfshirë në trafikimin e kokainës në disa rajone të vendit.

Karabinierët e Njësisë Hetuese të Brescias, në bashkëpunim me forcat e rendit nga Ancona, Bergamo, Brindisi, Grosseto dhe Mantua, ekzekutuan një urdhër të lëshuar nga gjyqtari hetues me kërkesë të Drejtorisë Antimafia. Si rezultat i operacionit, 12 persona u arrestuan nën akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale të dedikuar për trafikimin e lëndëve narkotike.

Në të njëjtën kohë, 13 persona të tjerë u vunë nën hetim për posedim të drogës me qëllim shpërndarjeje.

Sipas hetuesve, hetimi kishte nisur në tetor të vitit 2023 pas arrestimit të një shtetasi shqiptar dhe zbuloi ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal, të përbërë nga shtetas italianë dhe shqiptarë, me bazë logjistike në Rovato. Organizata vepronte kryesisht në provincat e Brescias dhe Bergamos, por aktiviteti i saj shtrihej edhe përgjatë bregdetit Adriatik, veçanërisht në rajonet Marche dhe Puglia.

Autoritetet italiane bëjnë të ditur se rrjeti përdorte një piceri në zonën e Brescias si mbulesë për aktivitetin e paligjshëm, duke organizuar aty shitjen me shumicë të kokainës në sasi kilogramësh.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se grupi rekrutonte shtetas shqiptarë si shpërndarës droge, të cilët hynin në Itali me leje turistike. Për transportimin dhe fshehjen e lëndëve narkotike përdoreshin automjete të pajisura me hapësira të posaçme të fshehta.

Gjatë zhvillimit të operacionit,  sekuestruan rreth tre kilogramë kokainë, duke i dhënë një goditje të rëndësishme rrjetit të trafikut të drogës që vepronte në territorin italian.

ME TE LEXUARAT