Parashikoi fitoren e PS live në YV, çfarë thotë astrologu i njohur për "zbulimin"e tij

Showbiz

Parashikoi fitoren e PS live në YV, çfarë thotë astrologu

Astrologu Jorgo Pulla këtë të premte ishte i pranishëm në “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ku tregoi se si është muaji Maj për 12 shenjat e horoskopit.

Para se të jepte detajet e çdo shenje Ermali risolli në vëmendje parashikimin po në studion e ‘Abc e pasdites’ të Jorgos para një muaji, ku tregoi fitoren e Ramës madje edhe datën 27 Prill si ditë feste, që përkoi me festën e socialistëve në shesh.

Teksa u pyet nëse kishte frikë se s’do ti dilte parashikimi, ai tha se në mënyrë absolute jo pasi nuk mund të gabojnë vitet e tij të punës dhe studimit të Astrologjisë.

Me shaka, shtoi se është ‘furrxhi’ i vjetër. Jorgo tregoi se Maji do të ketë zhvillime të rëndësishme për vendin, ndaj do presim nëse parashikimet e tij do kenë sërish surpriza. Por cilat janë shenjat më të mira të muajit Maj?

Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit janë në kohën e tyre më të mirë, ndaj astrologjia ju buzëqesh. Po datat më të rëndësishme të muajit? Ndiqni çdo detaj në videot e plota të publikuara në kanalin tonë të Youtube.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion