Olsi Bylyku nuk e priste eleminimin nga Big Brother VIP? Ja veprimi që kreu sot!

Showbiz

Olsi Bylyku nuk e priste eleminimin nga Big Brother VIP? Ja veprimi që kreu

Nese shikon faqen zyrtare te Olsi Bylykut ne rrjetet sociale, aty nuk ka asnje njoftim as per hyrjen e tij ne Big Brother Albania Vip 3 as per qendrimin dhe as per daljen.

Aktori sic u tregua edhe ne momentet kur moderatori Ledion Lico njoftoi eleminimin e tij, duket se nuk e priste kete rezultat, edhe pse ne studio pranoi se nuk kishte qene shume aktiv ne shtepi. 

Olsi Bylyku la përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 3” pas votave të publikut. Fati nuk ishte as me të pasi ai nuk e kishte biletën e kthimit nga “Lori Caffe”.

“Nuk është se kisha një përjetim, por nuk pata pozicionin tim që nuk mund të krijoj një protagonizëm të detyruar. Unë thjesht jap mendimin tim aty ku duhet. Jap perceptimet e mia se si duhet të jetë një debat. Por nuk jam në ndikimin që duhet të jap mendimin tim aty ku s’duhet.

Nuk pata kohë që të mendoj nëse ishte sport për mua ose jo “Big Brother”.

Besoj se të gjithë janë duke marrë protagonizëm. Të them të vërtetën, këtë gjë e kam të sinqertë, protagonizmin e detyruar nuk e marrë dot. Kjo dallohet te konkurrentët që kërkohet për ta pasur këtë gjë”, ishin fjalët e Olsit.

Por pas daljes nga spektakli, ai ka fshire nga faqet e tij ne rrjetet sociale edhe nje postim ku bente thirrje per ta votuar ne BBA Vip, duke zhdukur keshtu cdo gjurme pjesemarrjes ne spektakel. 

ME TE LEXUARAT