Detaje nga aksidenti i rëndë në Korcë, parakalimi i gabuar i mori jetën 36-vjecarit

Aktualitet

Detaje nga aksidenti i rëndë në Korcë, parakalimi i gabuar i

Një parakalim i gabuar i mori jetën një 36-vjeçari ndërsa shkaktoi plagosjen e katër të tjerëve. Dy automjete u përplasën në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta.

Automjeti tip Volkswagen që drejtohej nga 36-vjeçari Elvis Mizaku u përplas kokë më kokë me mjetin tip “Hyndai” që drejtohej nga 23-vjeçari Kristian Hoxha.

Nga përplasja e fortë, brenda makinës mbeti i bllokuar 36-vjeçari Mizaku, i cili mori plagë të rënda. Ai u nxorr nga makina nga forcat zjarrfikëse. I riu humbi jetën teksa po transportohej për në spital.

Në aksidentin e rëndë që ndodhi rreth orës 17:20 të pasdites së të dielës, mbetën të plagosur dhe 4 pasagjerët, të cilët ndodheshin në automjetin Hyndai.

Shoferi i kësaj makine Kristian Hoxha dyshohet se kreu parakalimin e gabuar, që shkaktoi dhe humbjen e jetës së 36-vjeçarit Mizaku.

23-vjeçari u shoqërua nga policia në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. 23-vjeçari iu nënshtrua testit të alkoolit dhe rezultoi negativ. Grupi hetimor, dyshon se i riu lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara./klan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion