Makina del nga rruga në “Librazhd-Perrenjas”, humb jetën 18-vjecari, tre të plagosur

Aktualitet

Makina del nga rruga në “Librazhd-Perrenjas”, humb jetën

Një tjeter aksident ka ndodhur mbremjen esotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Paraprakisht, njoftohet se një makinë ka dalë nga rruga duke humbur drejtimin.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjeri Dorian Belba.

Makina del nga rruga në “Librazhd-Perrenjas”, humb jetën

Të plagosur, kanë mbetur drejtuesi i mjetit Meglin Zeneli, Gerald Verçani pasagjer dhe Janikos Jorgo, pasagjer.

Policia: 

Në aksin rrugor “Librazhd-Perrenjas”, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. Z., 21 vjeç, ka dalë nga rruga.

Makina del nga rruga në “Librazhd-Perrenjas”, humb jetën

Për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri që udhëtonte në këtë automjet shtetasi D. B., 18 vjeç, si edhe kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Mësohet se drejtues i mjetit ka qenë Meglind Zeneli, 21 vjeç, ndërsa pasagjer kanë qenë  Gerald Verçani, 19 vjeç, Janikos Shyti, 20 vjeç, dhe Dorian Belba, 18-vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion