Nuk janë fëmijët e saj! Kujt i la trashëgimin 5 milionë dollarë Diane Keaton?

Showbiz

Nuk janë fëmijët e saj! Kujt i la trashëgimin 5 milionë

Më 11 tetor, bota e kinemasë humbi një nga figurat më të dashura dhe më me ndikim të pesë dekadave të fundit. Aktorja ikonë, Diane Keaton, ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare në Kaliforni.

Ndërkohë së fundmi po përflitet për trashëgiminë e saj, kujt ia ka lënë?


Mediat e huaja shkruajnë se Keaton ka lënë një pjesë të madhe të pasurisë së saj – plot 5 milionë dollarë – për kujdesin e qenit të saj të dashur, Reggie.

Lajmi është bërë publik nga faqja “The Project”, e cila e ka cilësuar këtë veprim si një tjetër dëshmi të shpirtit bujar dhe zemrës së madhe të aktores së famshme.

Nuk janë fëmijët e saj! Kujt i la trashëgimin 5 milionë


“Reggie, qeni, i meriton çdo qindarkë”, shkruhet në postim, që ka prekur mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

Ky gjest prekës ka bërë xhiron e internetit, duke nxitur reagime të shumta nga fansat që e kanë quajtur Keaton një legjendë të vërtetë, jo vetëm për karrierën e saj, por edhe për dashurinë ndaj kafshëve.

Nga ana tjetër, pasuria e 79-vjeçares vlerësohet të jetë 100 milionë dollarë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion