Një muaj pas deklarimit të lidhjes, Andi dhe Melisa planifikojnë dasmë dhe fëmijë

Showbiz

Një muaj pas deklarimit të lidhjes, Andi dhe Melisa planifikojnë

Melisa Lleshi dhe Andi Shehi që u njohën në “Përputhen”, vetëm një muaj pas deklarimit të lidhjes kanë bërë plan të bëjnë dasmë dhe të sjellin në jetë fëmijën e tyre të parë.

Lajmin për zgjerimin e familjes e kishin rezervuar për një intervistë televizive në Kosovë, e cila u transmetua të premten në mbrëmje. Çifti më i komentuar i momentit shpalosën detaje për lidhjen e tyre, duke iu përgjigjur edhe pyetjes se cili prej tyre mezi pret për fëmijë dhe martesë.

Një muaj pas deklarimit të lidhjes, Andi dhe Melisa planifikojnë

Kujtojmë që vetëm pak ditë pasi bënë publike lidhjen, Melisa dhe Andi u takuan me personazhin kryesor të “Për’puthen”, opinionistin Arjan Konomi. Melisa dhe Andi e konfirmuan lidhjen në videoklipin e ri të ishkonkurrentes së “Përputhen”, “Leje”.

Në fund të këngës ata të dy shkëmbejnë një puthje plot pasion, duke u dhënë fund të gjitha aludimeve që qarkullonin në rrjet prej muajsh. Kënga e re e saj shkoi në 1 milion klikime brenda 24 orëve dhe për të festuar këtë arritje, Melisa ndau në “Instagram” një foto me Andin, duke i treguar botës sa shumë e do.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion