Nëna e Luizit i dërgon mesazh të birit dhe komplimenton Oltën, injoron Kiarën

Showbiz

Nëna e Luizit i dërgon mesazh të birit dhe komplimenton

Banorët e Big Brother Vip kanë marrë sërish mesazhet e fansave të tyre nëpërmjet aplikacionit “Big Love” pasditen e sotme .

Ata janë ulur në living dhe kanë lexuar të gjitha mesazhet e shfaqura në ekranin e shtëpisë dhe përshëndetën dhe falenderuan të gjithë mbështetësit e tyre. Por, duket se mesazhi më i veçantë ka qenë nga nëna e Luizit, Angjelina Ejlli. 

“Pershendetje çapaçulat e nanës. Jeni shumë të mirë. Zoti ju rujt të tanve dhe Zoti është i madh që bani bashkë Luizin edhe Oltën në një bluze. Nana e Luizit nga New York, Angjelina Ejlli” thuhej në mesazhin e nënës së Luizit.

Ky mesaszh ka emocionuar shumë Luizin dhe e ka lumturuar, por dhe banorët e tjerë, të cilët edhe kanë qeshur nga fjalët e saj "çapaçula".

Ajo që vihet re është se në mesazhin e nënës së Luizit, nuk përmendet askund Kiara dhe ky mesazh vjen në një kohë kur në rrjet Olta po komplimentohet për kujdesin ndaj Luizit ndërsa Kiara po kryqëzohet si e pashpirt.

Ndoshta nga ndikimi i lojës, apo për faktin që nuk është shumë dakort për këtë lidhje, nëna e Luizit, kishte zgjedhur mos të kishte një mesazh për "nusen" e saj.

Në rrjet nuk kanë munguar edhe komentet “Kiara left the chat”, pasi kanë ndjekur videon me mesazhin e dërguar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion