Mot i paqëndrueshëm! Temperaturat do të ulen në mëngjes, si pritet të jetë dita e sotme

Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm! Temperaturat do të ulen në

Moti do të jetë i paqëndrueshëm me temperatura të ulëta në mëngjes dhe vranësira gjatë mbasdites.

Orët e paradites do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në ultësirën perëndimore ndersa me vranësira dhe shira do të paraqitet moti në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të mëtejshëm të vranësirave duke rrezikuar shira në pjesën më të madhe të vendit. Nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike do të mbetemi edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 34°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtesi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion