"Mungon më shumë se kurrë", vajza e Bujar Nishanit kujton ish-presidentin në ditën e lindjes

Showbiz

"Mungon më shumë se kurrë", vajza e Bujar Nishanit

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta dy vite më parë për shkak të një sëmundje të rëndë, do të festonte sot 58-vjetorin e lindjes.

Në ditëlindjen e tij, e bija e ish-presidentit, Fiona, ka rikujtuar të atin me një foto krah tij.

Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një fotot me babanë, ndërsa ka shkruar se sa shumë i mungon.

“Më mungon më shumë se kurrë. Sot do të festonim 58-vjetorin tënd”, shkruan Fiona.

Bujar Nishani u lind më 29 shtator 1966 në qytetin e Durrësit, dhe ndërroi jetë më 22 maj 2022, pasi vuante nga një sëmundje auto-imune.

Nishani u zgjodh president i Shqipërisë në vitin 2012 dhe shërbeu në këtë post përgjatë një mandati të plotë deri në vitin 2017.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion