“Mora vesh se ke kaluar siklete”, Cllevio telefonon Stresin, reperi konfirmon sherrin me Noizyn: S'du me e pa me sy

Showbiz

“Mora vesh se ke kaluar siklete”, Cllevio telefonon Stresin, reperi

Tashmë kryefjala në median rozë në vend është prishja e miqësisë mes reperëve Stresi (Arkimed Lushaj) dhe Noizy (Rigels Rajku).

Shumë e cilësuan si gënjeshtër e të tjerë si marketing pasi dyshja sapo ka mbyllur dhe xhirimet e këngës së përbashkët.

Mirëpo duket se çdo gjë është e vërtetë dhe sapo e konfirmoi vetë Stresi.

Reperi u telefonua nga Cllevio (Kleviol Ahmeti), i cili ishte në video live në “Tik Tok”. Shumë i qetë, Cllevio pyet Stresin se nëse fjalët që kishte dëgjuar janë të vërteta. E Stresi e pohoi me gojën e tij, madje dukej edhe i prekur.

"Mora vesh që ke kaluar siklete, e vërtetë është?" - e pyet Cllevio.

“Është e vërtetë. Nuk du me pa me sy asnjërën palë”- thotë Stresi.

”As ne, po disse mos na bëj. Se u bëra me atë unë dhe të bëjmë ty”- i thotë Cllevio i cili mezi mban të qeshurën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion